Sot, përfaqësuesit e Njësitit të Policisë Intervenuese i vizituan fëmijët të cilët po mjekohen në Departamentin e Kirurgjisë Pediatrike pranë Qendrës Klinike, me ç'rast iu dhanë pako për Vitin e Ri me dëshirën për t'iu dhënë të paktën pak gëzim dhe buzëqeshje gjatë këtyre ditëve festive.
Me këtë aktivitet human, Njësiti i Policisë Intervenuese dëshmoi edhe një herë për kujdesin dhe humanizmin e tij, duke dëshmuar se policia është këtu jo vetëm për sigurinë, por edhe për mbështetjen dhe solidaritetin me kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve.
Lumturia, gëzimi dhe buzëqeshjet e të vegjëlve janë motivimi më i madh dhe rikujtim se pas uniformës qëndrojnë njerëz me zemra të mëdha. Ne do të mbetemi gjithmonë miq dhe mbështetje për engjëjt tanë më të vegjël, me dëshirën për një shërim sa më të shpejtë dhe fëmijëri pa brenga.