Sot (24.12.2025) në Departamentin e Çështjeve Civile pranë MPB-së, Babadimri i surprizoi më të vegjlit.
Me iniciativën e Sektorit për Çështje Administrative - Mbikëqyrëse, dhe me ndihmën e një kompanie me përgjegjësi shoqërore, këtë pasdite Babadimri u shpërndau pako për Vitin e Ri fëmijëve dhe nipërve e mbesave të punonjësve, por edhe fëmijëve të cilët u gjetën në Departamentin e Çështjeve Administrative - Shkup dhe kanë pasur termin të caktuar për t'u fotografuar për pasaportë.