Me datë 26.12.2025, në orën 01:45, në Sveti Nikollë, nëpunës policorë nga NJPB Sveti Nikollë e privuan nga liria B.M. (52) nga fshati Gorobinc, rajoni i Sveti Nikollës. Gjatë kontrollit rrugor në rr. "Kërste Misirkov" në Sveti Nikollë, u ndalua një automjet pasagjerësh "Folksvagen Golf" me targa të Sveti Nikollës, të cilin e drejtonte dhe pas ndërmarrjes së masave, u konstatua se është nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1.97 promilë alkool në gjak.
Me datë 26.12.2025, në orën 03:50, në Manastir, nëpunës policorë nga SPB Manastir e privuan nga liria I.A. (50) nga Manastiri. Gjatë një kontrolli rrugor në rr. ,,Sollunska’’ në Manastir, është ndaluar një automjet pasagjerësh “Folksvagen Polo” me targa të Manastirit, të cilin e drejtonte dhe pas ndërmarrjes së masave, është konstatuar se është nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1.88 promilë alkool në gjak.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të ngrihet kallëzim sipas nenit 297-a të Kodit Penal - “Drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik”.