Më 12.05.2026 rreth orës 20:00, pas pranimit të informacionit paraprak dhe pas konsultimit me Prokurorinë Themelore Publike në Ohër, si dhe me urdhër të Gjykatës Themelore në Ohër, nëpunësit policorë të Seksionit të Policisë Kriminalistike – Njësia kundër tregtisë së palejuar të drogës dhe armëve pranë SPB Ohër, resalizuan bastisje në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse në Ohër ku qëndron I.J. (31) nga Kërçova. Gjatë bastisjes është gjetur dhe sekuestruar marihuanë, pas çka personi është ftuar në stacion policor dhe me të është zhvilluar bisedë zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.