Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Kallëzim penal dhe paraburgim për drejtuesin e një qendre arsimore në Shtip, disa nxënëse i ka prekur në trup

Kallëzim penal dhe paraburgim për drejtuesin e një qendre arsimore në Shtip, disa nxënëse i ka prekur në trup
Më 11.05.2026, në orën 19:50, në Shtip, nëpunës policorë nga Sektori i Policisë Kriminalistike pranë SPB Shtip e kanë privuar nga liria A.Sh. (65) nga Shtipi. Ai dyshohet se, si drejtues i një qendre arsimore në Shtip, gjatë mbajtjes së mësimit plotësues, për një periudhë më të gjatë kohore ka prekur në trup disa nxënëse të mitura. Ngjarjen në stacionin policor e kanë paraqitur prindërit në prani të nxënëseve dhe përfaqësuesve të Institucionit Publik – Qendra Ndërkomunale për Punë Sociale në Shtip.
 
Me urdhër gjykate janë realizuar kontrolle në shtëpinë e tij dhe në qendrën arsimore, ku janë sekuestruar sende për procedurë të mëtejshme. A.Sh. është mbajtur në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij është ngritur kallëzim penal, ndërsa nga gjykatësi i procedurës paraprake i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Accessibility Menu