Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Janë privuar nga liria vjedhësit që e vodhën biçikletën para palestrës në Shkup, sendi i vjedhur iu kthye pronarit, vijon kallëzim penal

Janë privuar nga liria vjedhësit që e vodhën biçikletën para palestrës në Shkup, sendi i vjedhur iu kthye pronarit, vijon kallëzim penal

Me datë 13.05.2026, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria E.H. (22) dhe M.I. (22) nga fsh. Saraj, rrethina e Shkupit, duke vepruar sipas denoncimit të A.S. më 12.05.2026, se para një palestre në Shkup i ishte vjedhur biçikleta. Menjëherë pas pranimit të denoncimit, janë ndërmarrë masa dhe veprime përkatëse nga nëpunësit policorë, kryerësit janë identifikuar dhe shoqëruar në stacion policor, ndërsa biçikleta i është kthyer pronarit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të parashtrohet kallëzim penal përkatës.

Accessibility Menu