Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Drejtori i BSP-së, Aleksandar Janev, në takim strategjik rajonal në Prishtinë

Drejtori i BSP-së, Aleksandar Janev, në takim strategjik rajonal në Prishtinë
Sot (13.05.2026), në Prishtinë, drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev, e kryeson ekipin nga Maqedonia në takimin strategjik rajonal të organizuar dhe mbështetur nga agjencitë për zbatimin e ligjit të Mbretërisë së Bashkuar, platformë që paraqet një shembull të fuqishëm të partneritetit, besimit dhe përkushtimit të përbashkët për sigurinë e rajonit.
 
Fokusi i diskutimeve të sotme është i orientuar në sfidat që dalin nga migrimi i paligjshëm, krimi ndërkufitar, rrjetet e organizuara kriminale transnacionale dhe rrjedhat ilegale financiare, fenomene që ndikojnë drejtpërdrejt në strukturat kriminale kombëtare dhe sigurinë e shteteve të rajonit.
 
Në këtë drejtim u diskutua për avancimin e shkëmbimit të informatave, analizave të përbashkëta, aktiviteteve të koordinuara në terren dhe krijimin e mekanizmave që do të mundësojnë parashikimin, zbulimin, parandalimin dhe luftimin proaktiv të dukurive kriminale.
 
Pritet të miratohen konkluzione të rëndësishme dhe të propozohen iniciativa të reja rajonale dhe modele operative të bashkëpunimit, të cilat do ta forcojnë më tej gatishmërinë dhe qëndrueshmërinë kolektive të institucioneve.
 
Në margjinat e takimit, drejtori Janev realizoi edhe një takim bilateral me drejtorin e sapoemëruar të Policisë së Shqipërisë, ku u konfirmua përkushtimi për vazhdimin dhe avancimin e bashkëpunimit në të gjitha aspektet e punës policore. Theks i veçantë iu kushtua sezonit të ardhshëm veror, me qëllim mundësimin e një qarkullimi më të shpejtë dhe më efikas të qytetarëve nëpër pikat kufitare.
 
“Vizioni ynë mbetet i qartë – bashkëpunim rajonal i hapur, i fuqishëm dhe i sinqertë, i cili do të kontribuojë në parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, zbulimin dhe shkatërrimin me kohë të rrjeteve kriminale, si dhe krijimin e një rajoni më të sigurt dhe më stabil për të gjithë qytetarët”, theksoi drejtori Janev.
 
Policia e shtetit mbetet partner i besueshëm, profesional dhe i barabartë, që kontribuon aktivisht në forcimin e sigurisë rajonale dhe evropiane, duke ndërtuar ura bashkëpunimi që sigurojnë stabilitet afatgjatë, siguri dhe mbrojtje

Accessibility Menu