Më 14.05.2026, në orën 16:10, në SPB Shkup u njoftua se në rrugën „Koce Metalec“ në Shkup, automjeti i udhëtarëve „Seat“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.P. (20) nga Shkupi, ka goditur një biçikletë të drejtuar nga një 13-vjeçar nga Shkupi. Nga ky aksident, i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave „Nënë Tereza“. Hetim në vendin e ngjarjes ka bërë ekipi i SPB Shkup, ndërsa shoferi A.P. është privuar nga liria sipas nenit 300 të Kodit Penal. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.