Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Është iniciuar procedurë kundërvajtëse ndaj Kryetarit të komunës Strugë për mosvendosje të flamurit shtetëror

Është iniciuar procedurë kundërvajtëse ndaj Kryetarit të komunës Strugë për mosvendosje të flamurit shtetëror

 

NJPB Strugë ka paraqitur kërkesë për fillimin e procedurës kundërvajtëse ndaj personit juridik – Komuna e Strugës dhe ndaj personit përgjegjës M.Q. (65) nga fshati Biçevë i Strugës, për shkak të veprës së kryer në kundërshtim me nenin 6 dhe të dënueshme sipas nenit 11 të “Ligjit për përdorimin e flamujve të bashkësive në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

Të denoncuarit, si organizatorë të një ngjarjeje me rastin e Ditës së Flamurit Shqiptar, e cila më 28.11.2025 është mbajtur në rrugën “Marshall Tito” në Strugë, përveç flamurit të bashkësive, as në skenë dhe as në një pjesë të shëtitoreve përgjatë lumit Drini i Zi, nuk e kanë shfaqur dhe nuk e kanë vendosur flamurin shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndonëse sipas Ligjit kanë qenë të detyruar ta bëjnë këtë.

Accessibility Menu