Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Privohen nga liria liria hajdutë nga Gostivari dhe rrethina

Privohen nga liria liria hajdutë nga Gostivari dhe rrethina

 

Më 05.12.2025, në orën 09:50, nëpunës policorë të NJPB Gostivar, në rrugën “Vëllezërit Gjinoski” në Gostivar, e privuan nga liria E.E. (38) nga Gostivari, për shkak të dyshimit të bazuar se është kryerës i veprave penale “vjedhje e rëndë”, të kryera gjatë muajit të kaluar në dyqane dhe markete. Ai u mbajt në stacion policor dhe, pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

Më 06.12.2025, në orën 00:05, në fshatin Çajle, nëpunës policorë të NJPB Gostivar e privuan nga liria A.K. (44) nga fshati Leunovë, rajoni i Gostivarit, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “vjedhje” dhe “vjedhje e rëndë” gjatë muajit të kaluar në markete dhe dyqane në zonën e Gostivarit. Ai u mbajt në stacion policor dhe, pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

Accessibility Menu