Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Privohen nga liria shoferë në Veles, Tetovë, Kavadar, Sveti Nikollë, Prilep, Kumanovë dhe Kriva Pallankë, pasi kanë drejtuar automjete nën ndikimin e alkoolit

Privohen nga liria shoferë në Veles, Tetovë, Kavadar, Sveti Nikollë, Prilep, Kumanovë dhe Kriva Pallankë, pasi kanë drejtuar automjete nën ndikimin e alkoolit

 

Më 07.12.2025, rreth orës 02:00, nëpunës policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor në Tetovë, në rrugën rajonale Tetovë–fshati Jazhincë, në fshatin Leshkë, e ndaluan dhe privuan nga liria D.T. (54) nga fshati Ratae. Gjatë kontrollit në komunikacion, nëpunësit policorë ndaluan automjetin “Fiat Punto”, i cili drejtohej nga D.T., dhe pas masave të marra u konstatua se ai ishte nën ndikimin e alkoolit – atij i janë matur 1.96 promilë alkool në gjak.

Më 07.12.2025, rreth orës 02:40, në rrugën rajonale Tetovë–f. Vollkovi, në fshatin Bërvenicë, nëpunës policorë nga Stacioni Policor për Siguri në KOmunikacionin Rrugor në Tetovë e privuan nga liria N.S. (40) nga fshati Bërvenicë. Gjatë kontrollit në komunikacion, nëpunësit policorë ndaluan automjetin “Mercedes”, i cili drejtohej nga N.S., dhe pas masave të marra u konstatua se ai ishte nën ndikimin e alkoolit – atij i janë matur 1.63 promilë alkool në gjak.

Më 07.12.2025, rreth orës 04:35, në rrugën “Kole Nedellkovski” në Veles, nëpunës policorë nga SPB Veles e privuan nga liria G.S. (40) nga Velesi. Në rrugën “Bllagoj Gjorev” në Veles, nëpunësit policorë kishin dhënë shenjë për të ndaluar automjetit “Seat” me targa të Velesit, i cili drejtohej nga G.S., por ai nuk e kishte ndaluar mjetin. Pas masave të ndërmarra, automjeti u ndalua në rrugën “Kole Nedellkovski”. Nga kontrollet e kryera u konstatua se G.S. ka qenë nën ndikimin e alkoolit – atij i janë matur 2.00 promilë alkool në gjak.

Më 07.12.2025, rreth orës 03:25, në rrugën “7 Shtatori” në Kavadar, nëpunës policorë nga NJPB Kavadar e privuan nga liria L.M. (26) nga Kavadari. Gjatë kontrollit në komunikacion, nëpunësit policorë ndaluan automjetin “Citroen Berlingo” me targa të Kavadarit, i cili drejtohej nga L.M., dhe pas masave të marra u konstatua se ai ishte nën ndikimin e alkoolit – atij i janë matur 2.18 promilë alkool në gjak.

Më 07.12.2025, rreth orës 01:42, në Sveti Nikollë, nëpunës policorë nga NJPB Sveti Nikollë e privuan nga liria A.J. (28) nga Sveti Nikolla. Gjatë kontrollit në komunikacion, nëpunësit policorë ndaluan automjetin “Seat Leon” me targa të Sveti Nikollës, i cili drejtohej nga A.J., dhe pas masave të marra u konstatua se ai ishte nën ndikimin e alkoolit – atij i janë matur 1.57 promilë alkool në gjak.

Më 06.12.2025, në rrugën “Kej 19 Shtatori” në Prilep, nëpunës policorë nga SPB Manastir e privuan nga liria G.V. (52) nga Prilepi. Gjatë kontrollit të komunikacionit, nëpunësit policorë ndaluan automjetin “Land Rover” me targa të Prilepit, dhe u konstatua se ai e drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit – atij i janë matur 1.59 promilë alkool në gjak.

Më 07.12.2025, rreth orës 03:00, në bulevardin “Revolucioni i Tetorit” në Kumanovë, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e privuan nga liria N.S. (43) nga Kumanova. Gjatë kontrollit në komunikacion, nëpunësit policorë ndaluan automjetin “Mercedes” me targa të Kumanovës, i cili drejtohej nga N.S., dhe pas masave të marra u konstatua se ai ishte nën ndikimin e alkoolit – atij i janë matur 1.74 promilë alkool në gjak. Po ashtu, nëpunësit policorë e kanë arrestuar edhe bashkudhëtarin G.M. (44), pasi ai ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj tyre.

Më 07.12.2025, rreth orës 02:12, në bulevardin “Brigada e Tretë Maqedonase” në Kumanovë, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e privuan nga liria I.J. (29) nga Kumanova. Gjatë kontrollit në komunikacion, nëpunësit policorë ndaluan automjetin “Opel” me targa të Kumanovës, dhe u konstatua se ajo ishte nën ndikimin e alkoolit – asaj i janë matur 1.64 promilë alkool në gjak.

Më 07.12.2025, rreth orës 02:40, në rrugën “Shën Joakim Osogovski” në Kriva Pallankë, nëpunës policorë nga NJPB Kriva Pallankë e privuan nga liria D.A. (24) nga Kriva Pallanka. Gjatë kontrollit në komunikacion, nëpunësit policorë ndaluan automjetin që ai drejtonte dhe u konstatua se ishte nën ndikimin e alkoolit – atij i janë matur 2.06 promilë alkool në gjak.

Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngriten kallëzime penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik”.

Accessibility Menu