Më 06.12.2025, në orën 01:00, në Shkup, në territorin e Komunës së Aerodromit, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria R.M. (29) nga Negotina, duke vepruar pas denoncimit të një gruaje 41-vjeçare nga Shkupi, e cila ka denoncuar se më 02.12.2025, në një banesë në zonën e Qendrës, ai e kishte detyruar në veprim seksual, duke e filmuar me telefon mobil, e më pas i kishte dërguar kërcënime dhe kishte kërkuar para që të mos e publikonte videon në rrjetet sociale. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet kallëzim përkatës.