Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Privohen nga liria shoferë nga Kërçova dhe Gjevgjelia, pasi kanë drejtuar automjete nën ndikimin e alkoolit

Privohen nga liria shoferë nga Kërçova dhe Gjevgjelia, pasi kanë drejtuar automjete nën ndikimin e alkoolit

 

Më 08.12.2025, në ora 00:30, në rrugën magjistrale Kërçovë–Ohër, nëpunës policorë nga SPB Ohër privuan nga liria T.S. (41) nga Kërçova. Gjatë kontrollit në komunikacion, nëpunësit policorë ndaluan automjetin “Ford” me targa të Kërçovës që ai drejtonte dhe, pas masave të ndërmarra, u konstatua se ishte nën ndikimin e alkoolit – atij iu matën 1.56 promilë alkool në gjak.

Më 07.12.2025, në ora 23:25, në Gjevgjeli, nëpunës policorë nga SPB Strumicë – NJPB Gjevgjeli privuan nga liria I.B. (45) nga Gjevgjelia. Gjatë kontrollit në komunikacion, nëpunësit policorë ndaluan automjetin “Volkswagen” me targa të Gjevgjelisë, të drejtuar nga I.B., dhe pas masave të ndërmarra u konstatua se ishte nën ndikimin e alkoolit – atij iu matën 1.56 promilë alkool në gjak.

Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen kallëzime penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik”.

Accessibility Menu