Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Nënshkruhet Memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Transparënsi Interneshënëll – Maqedoni

Nënshkruhet Memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Transparënsi Interneshënëll – Maqedoni
Ministria e Punëve të Brendshme dhe Transparënsi Interneshënëll– Maqedoni nënshkruan një Memorandum bashkëpunimi me qëllim avancimin e partneritetit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
 
Me këtë memorandum vendoset korniza e veprimit të përbashkët, e shkëmbimit të të dhënave dhe e ekspertizës, si dhe e zbatimit të aktiviteteve që synojnë rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në punë.
 
Ministria do të bashkëpunojë me Transparënsi Interneshënëll për identifikimin e dobësive në sistem, avancimin e mekanizmave për parandalimin dhe zbulimin e praktikave korruptive, si dhe për zhvillimin e programeve dhe trajnimeve të përbashkëta për integritet dhe sjellje profesionale.
 
Nënshkrimi i këtij dokumenti është një konfirmim i vendosmërisë së vazhdueshme të Ministrisë së Punëve të Brendshme për të ndërtuar një sistem institucional të bazuar në sundimin e ligjit, transparencën dhe tolerancën zero ndaj korrupsionit.

Accessibility Menu