Me datë 14.10.2025, në orën 17:30, në një qendër tregtare në zonën e Karposhit në Shkup, nëpunësit policorë të SPB Shkup e privuan nga liria M.A. (30) nga f. Gllumovë, rajoni i Shkupit, për kryerjen e veprës penale "vjedhje e rëndë" sipas nenit 236 të KP-së së RMV-së. Personi, në bazë të udhëzimit të prokurorit publik, është ndaluar në Stacionin Policor dhe pas kompletimit të materialit të provave në bashkërendim me PTHP Shkup i njëjti më 15.10.2025 është nxjerrë para gjykatësit të procedurës paraprake , me ç'rast i është caktuar masa e paraburgimit.