Sot (30.08.2025) rreth orës 16:00, në afërsi të Qendrës sportive “Boris Trajkovski” në Shkup shpërtheu një zjarr. Pavarësisht kushteve të pafavorshme atmosferike, nga ana e nëpunësve policorë të angazhuar për sigurimin fizik të turneut ndërkombëtar të hendbollit, së bashku me ekipin e zjarrfikësve, u morën masa dhe veprime me qëllim parandalimin e përhapjes së tij dhe përfshirjes së automjeteve, objekteve dhe palestrës për patinazh që është pjesë e qendrës sportive.
Gjithashtu, është kryer me sukses evakuimi i pjesëmarrësve të turneut, të gjithë punonjësve sportivë dhe publikut.
Si pasojë e zjarrit të ndodhur, nëntë nëpunës policorë ndodhen nën mbështetje me oksigjen në repartin e toksikologjisë për shkak të thithjes së tymit dhe janë në gjendje stabile.