Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Privohet nga liria një banor i Shtipit për shkaktim zjarri

Privohet nga liria një banor i Shtipit për shkaktim zjarri

Më 30.08.2025, rreth orës 15:20 në Shtip, nëpunës policorë të SPB Shtip privuan nga liria B.S. (25), pasi rreth orës 14:30 kishte shkaktuar zjarr në vendin e quajtur “Ellki”, ku u dogjën barë i thatë dhe shkurre. Menjëherë pas marrjes së denoncimit për zjarrin e shkaktuar, nëpunësit policorë ndërmorën masat dhe aktivitetet e duhura dhe u konstatua se B.S., person me probleme shëndetësore, kishte ndezur barin, pas çka zjarri ishte përhapur drejt kodrës. Është njoftuar prokurori publik, ndërsa B.S., me udhëzim të mjekut, është transferuar në Spitalin Psikiatrik të Shtipit dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Accessibility Menu