Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Privohet nga liria një shpërndarës në Shkup, sekuestrohen 100 qese me marihuanë

Privohet nga liria një shpërndarës në Shkup, sekuestrohen 100 qese me marihuanë

Më 31.08.2025, rreth orës 19:00, në rr. "Ankarska" në Shkup, nëpunësit policorë të Njësitit për Polici Intervenuese të SPB Shkup e privuan nga liria R.Gj. nga Shkupi. Pasi i ishte dhënë shenja për ndalim, R.Gj. u arratis, mirëpo shumë shpejt, pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve nga ana e nëpunësve polciorë, u privua nga liria. Në këtë rast, R.Gj. ka hedhur një qese në të cilën ka pasur 100 qese të vogla me marihuanë, ndërsa gjatë tentimit që të ikë i ka shkaktuar edhe lëndim trupor një nëpunësi policor.

 Pas dokumentimit të rastit, kundër R.Gj. do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 215 të Kodit Penal.

 

Accessibility Menu