Më 01.09.2025 në orën 19:00 në Strumicë, nëpunësit policorë të SPB Strumicë e privuan nga liria S.V. (59) nga f. Dabile, rrethi i Strumicës.
Ai dyshohet se rreth orës 16:00 ka vjedhur një moped "Suzuki" me targa të Strumicës nga një punëtori për riparimin e gomave në Strumicë. S.V. është ndaluar në Stacionin Policor të Strumicës dhe në bisedë zyrtare e ka pranuar veprën.
Atij iu sekuestrua mopedi dhe iu kthye pronarit. Është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Strumicë, ndërsa pas dokumentimit të rastit kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.