Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Drejtori Janev në vizitë në SPB Ohër dhe NJPB Kërçovë: Çdokush që do të tentojë ta rrezikojë sigurinë e procesit demokratik qytetar do të përballet me reagim të shpejtë dhe të vendosur

Drejtori Janev në vizitë në SPB Ohër dhe NJPB Kërçovë: Çdokush që do të tentojë ta rrezikojë sigurinë e procesit demokratik qytetar do të përballet me reagim të shpejtë dhe të vendosur

Drejtori i Byrosë për Siguri Publike pranë MPB-së, Aleksandar Janev, sot realizoi vizita pune me udhëheqësitë e SPB Ohër dhe NJPB Kërçovë.

Qëllimi i vizitave është avansimi i sigurisë dhe mbrojtjes së qytetarëve, ndërsa policia të mbetet partner i fortë dhe i besueshëm në luftën kundër të gjitha llojeve të shkeljeve dhe krimit.

“Diskutuam për të gjitha aspektet e veprimit të përditshëm policor, me theks në luftën kundër dukurive kriminale në këtë rajon. Vëmendje i kushtuam edhe modernizimit të punës përmes mjeteve digjitale, të cilat e bëjnë punën policore më efikase, më transparente dhe më afër qytetarëve. Forcimi i integritetit të nëpunësve policorë dhe koordinimi i brendshëm janë të domosdoshëm për ta ruajtur besimin dhe sigurinë që qytetarët e presin. Një nga temat kryesore ishte përgatitja dhe aktivitetet parandaluese për zgjedhjet lokale të vitit 2025. Detyra jonë është e qartë – policia është një nga garantuesit e një procesi zgjedhor paqësor, të sigurt dhe demokratik. Nuk do të lejohet asnjë përpjekje për prishje të rendit publik, dhunë apo paligjshmëri gjatë fushatës, në ditën e zgjedhjeve dhe në periudhën paszgjedhore,” theksoi drejtori Janev.

Accessibility Menu