Më 21.02.2026, inspektorë nga NJPB-NJKK Kisella Vodë paraqitën kallëzim penal kundër I.Sh. (20), H.S. (20) dhe A.G. (19), të tre shtetas të R. së Sudanit, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “grabitje” në tentativë sipas nenit 237 në lidhje me nenin 19 të Kodit Penal të RMV-së.
Vepra penale ishte denoncuar më 19.02.2026 dhe ka ndodhur në shtegun rekreativ në rrugën “11-ти Tetori” në Shkup, teksa i dëmtuari M.T. (27) nga Shkupi po lëvizte me qenin e tij, ishte ndaluar nga tre persona të cilët i kanë kërkuar para. Pasi ai është përgjigjur se nuk kishte para, ata e kanë kontrolluar nëpër xhepa dhe më pas e kanë sulmuar fizikisht, duke i shkaktuar lëndime të dukshme trupore dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, autorët janë identifikuar dhe janë privuar nga liria. Më 21.02.2026, në hapësirat e Qendrës së Pranimit për të Huaj, në prani të prokurorit publik, është kryer procedura e njohjes, gjatë së cilës i dëmtuari i ka identifikuar plotësisht personat e paraqitur si kryerës të veprës penale.
Po atë ditë, të dyshuarit janë nxjerrë para gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup, i cili u ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.