Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

15 sanksione dhe dy vepra penale në aksionin kontrollues të Njësitit Mobil në Shkup dhe në Kumanovë, 18 persona janë privuar nga liria në nivel shtetëror

15 sanksione dhe dy vepra penale në aksionin kontrollues të Njësitit Mobil në Shkup dhe në Kumanovë, 18 persona janë privuar nga liria në nivel shtetëror
 
Gjatë datave 21/22.02.2026, në periudhën nga ora 22:00 deri në 04:00, Njësiti Mobil për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë Sektorit për Çështjet e Komunikacionit realizoi një aksion kontrollues në territorin e SPB Shkup dhe SPB Kumanovë, me qëllim sanksionimin e shoferëve të cilët nuk i respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit.
Gjatë kontrollit janë vendosur gjithsej 15 masa për kryerje të kundërvajtjeve në komunikacion. Prej tyre, tetë shoferë janë sanksionuar dhe mënjanuar nga komunikacioni për shkak të drejtimit të mjetit motorik nën ndikimin e alkoolit. Një person është privuar nga liria për shkak të kryerjes së veprave penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik” dhe sipas nenit 383 “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve në fushën e sigurisë”.
Më tej, janë sanksionuar edhe shtatë shoferë për kundërvajtje të tjera në komunikacion.
Të gjithë kryerësve u janë përgatitur parashtresa përkatëse.
Po ashtu, në periudhën 21/22.02.2026, në tërë territorin e shtetit, nëpunës policorë kanë privuar nga liria 18 persona, prej të cilëve shtatë për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, shtatë për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, dy persona për shkak se kanë drejtuar automjet me afat të skaduar të regjistrimit e po ashtu nuk kanë poseduar patentë shoferi, një person i cili nuk ka poseduar patentë shoferi ka qenë edhe nën ndikimin e alkoolit dhe një person i cili ka drejtuar me shpejtësi më të madhe nga e lejuara.
Shoferë nga Shkupi, Velesi, Kavadari dhe një i mitur nga Tetova janë kapur duke drejtuar automjete poseduar patentë shoferi, me ç’rast i mituri me shpejtësi të madhe është përplasur në një orman elektrik të EVN-së dhe ka tentuar t’i shkelë nëpunësit policorë.
Shoferë nga Sveti Nikolia, Koçani, Prilepi, Kumanova, Bogdanci, Ohri dhe Shkupi kanë drejtuar automjete nën ndikimin e alkoolit, ndërsa një shofer nga Republika e Serbisë ka drejtuar automjetin me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, përkatësisht ka drejtuar automjetin me 203 km/h në vend ku lejohet 120 km/h. Shoferë nga Gostivari dhe Shkupi kanë drejtuar automjete pa patentë shoferi dhe me regjistrim të skaduar të lejes së qarkullimit, ndërsa një shofer nga Makedonski Brodi, i cili drejtonte pa patentë shoferi ishte edhe nën ndikimin e alkoolit.
Personat janë ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.
Kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në periudhën vijuese.
U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion për respektimin e denjë të rregullave dhe rregulloreve të komunikacionit. Drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit dhe pa patentë shoferi paraqet kërcënim serioz për sigurinë e të gjithë qytetarëve. Vetëm me sjellje të përgjegjshme mund të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta.
 
 
 
 
 

Accessibility Menu