Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Ngrihet kallëzim penal ndaj personit i cili hyri dhunshëm në studion e "Infomaks-it", caktohet masa e paraburgimit

Ngrihet kallëzim penal ndaj personit i cili hyri dhunshëm në studion e "Infomaks-it", caktohet masa e paraburgimit
Njësiti për Krime të Dhunshme - Njësia për Krime të Dhunshme në SPB Shkup në bashkërendim me PTHP -Shkup ngriti kallëzim penal me procedurë të përshpejtuar ndaj G.S. (43) nga Shkupi për shkak të bazave të dyshimit për kryerje të veprave penale ,,dhunë'' dhe ,,pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së veprimit zyrtar''.
 
Me fjalë të tjera, pas denoncimit paraprak nga A.M., udhëheqës i një emisioni në portalin Infomaks dhe pas masave të ndërmarra nga nëpunësit policorë, është zhvilluar bisedë me të dëmtuarin dhe dëshmitarët e ngjarjes, janë siguruar regjistrime video nga kamerat e sigurisë, është zhvilluar bisedë zyrtare me të denoncuarin dhe janë dokumentuar mesazhe kërcënuese nga i denoncuari ndaj të dëmtuarit. Ai u nxorr para gjykatësit të procedurës paraprake, me ç'rast iu shqiptua masa e paraburgimit.

Accessibility Menu