Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Privohen nga liria vozitës në Gostivar dhe në Kriva Pallankë, drejtuan automjete nën ndikimin e alkoolit, vijon kallëzimi përkatës

Privohen nga liria vozitës në Gostivar dhe në Kriva Pallankë, drejtuan automjete nën ndikimin e alkoolit, vijon kallëzimi përkatës
Më 11.12.2025, në orën 23:55, në Gostivar, nëpunës policorë nga NJPB Gostivar e privuan nga liria T.Z. (63) nga Tetova. Gjatë kontrollit në qarkullimin rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një automjet pasagjerësh ,,Audi'' me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte dhe pas ndërmarrjes së masave u konstatua se ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se kishte 1.77 promilë alkool në gjak, pas çka menjëherë u mënjanua nga komunikacioni dhe u mbajt në stacion policor.
Më 12.12.2025, në orën 02:00, në Kriva Pallankë, nëpunës policorë të NJPB Kriva Pallankë e privuan nga liria V.P. (22) nga Kriva Pallanka. Gjatë kontrollit në qarkullimin rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një automjet pasagjerësh ,,Opel'' me targa të Kriva Pallankës, të cilin e drejtonte dhe pas ndërmarrjes së masave u konstatua se ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se kishte 1.56 promilë alkool në gjak, pas çka menjëherë u mënjanua nga komunikacioni dhe u mbajt në stacion policor.
Pas dokumentimit të plotë të ngjarjeve, kundër tyre do të ngrihen kallëzime sipas nenit 297-a të Kodit Penal - "drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik".

Accessibility Menu