Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Zbulohet një grup vjedhësish dhe ndihmësish që kanë vjedhur sende në minierën “Buçim” dhe i kanë shitur në një deponi të paligjshme, do të vijojnë kallëzime përkatëse

Zbulohet një grup vjedhësish dhe ndihmësish që kanë vjedhur sende në minierën “Buçim” dhe i kanë shitur në një deponi të paligjshme, do të vijojnë kallëzime përkatëse
Me datë 18.11.2025, në orën 09:00, në rrugën e vjetër magjistrale Strumicë–Radovish, pranë fshatit Vlladevci, rrethi i Strumicës, nëpunës policorë nga SPB Strumicë i privuan nga liria A.D. (31) dhe K.I. (19), të dy nga Strumica. Gjatë kontrollit të një automjeti transportues “Ford” me targa të Strumicës, në të cilin u gjetën personat, u zbuluan pjesë të një gjeneratori. Po këtë ditë në orën 12:30, pranë fshatit Voisllavc, rrethina e Radovishit, nëpunës policorë nga SPB Strumicë–NJPB Radovish e privuan nga liria edhe E.U. (45) nga Strumica, sepse gjatë kontrollit të një automjeti të trasnsportues “Ford” me targa të Strumicës, të cilin e drejtonte, u gjetën gjenerator, vegla pune dhe sende të tjera.
Gjatë bisedave zyrtare në stacion policor, personat deklaruan se sendet i kishin vjedhur nga miniera “Buçim” në Radovish dhe njëherësh pranuan se edhe më parë kishin kryer vepra të këtilla, kështu që sendet e vjedhura ia kishin shitur personit A.Sh. (43) nga Strumica. Më pas, me urdhëresë gjykate, u bë bastisje në shtëpinë e A.Sh., me ç'rast pranë tij u gjet një sasi e madhe mbeturinash të ruajtuara dhe automjete të vjetra. Në këtë rast, Inspektori i mjedisit jetësor konstatoi se është ruajtur një sasi mjaft e madhe mbeturinash me të cilat A.Sh. dhe E.D. kanë bërë tregti në mënyrë të paaurtorizuar dhe në këtë mënyrë kanë kryer veprën penale “rrezikim i mjedisit jetësor dhe i natyrës me mbeturina” sipas nenit 230 të Kodit Penal.
 
Në lidhje me ngjarjen, nga liria u privua edhe V.A. (32) nga Radovishi, i punësuar në minierën “Buçim”, i cili dyshohet se për një shpërblim të caktuar financiar ka lejuar që personat të hynin në qarkun e minierës përmes një hyrjeje dytësore dhe të merrnin sendet.
 
Personat janë ndaluar në stacionet policore në Strumicë dhe Radovish, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj personave do të ngrihet kallëzim penal.

Accessibility Menu