Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitet parandalues i SPB Kumanovë

Aktivitet parandalues i SPB Kumanovë
Më 17.11.2025, Seksioni për Parandalim në SPB Kumanovë, realizoi një aktivitet parandalues në disa lokacione në qytet, aty ku ka qarkullim më të madh të automjeteve, me qëllim përkujtimin e 16 Nëntorit - Ditës së Përkujtimit të Viktimave nga aksidentet rrugore.
Në bisedë me shoferët, u bë thirrje që të sillen me ndershmëri dhe përgjegjësi gjatë drejtimit të automjeteve, të mos konsumojnë alkool ose substanca psikotrope, të mos përdorin telefonin mobil, pasi këto janë shkaktarët më të zakonshëm të aksidenteve rrugore me pasoja për jetën e shoferëve, pasagjerëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në trafik.
Shoferëve iu shpërndanë broshura parandalues në bashkëpunim me KRSKRR-në, si një kujtesë për respektimin e rregullave dhe dispozitave të trafikut nga Ligji për Sigurinë në Trafikun Rrugor, për një vetëdije më të madhe për trafikun dhe sjellje përgjegjëse në rrugë, me qëllim që të shmangen aksidentet rrugore me pasoja tragjike.
 
Po ashtu, shoferëve iu bë me dije për fillimin e detyrimit të obligueshëm për mbajtjen e pajisjeve dimërore, që filloi më 15 nëntor dhe do të zgjasë deri më 15 mars 2026. Nga ana e shoferëve është e nevojshme të sigurojnë dhe mbajnë në automjetet e tyre pajisjet dimërore të nevojshme të përcaktuara sipas ligjit, në mënyrë që të shmangen aksidentet rrugore të cilat shkaktohen për shkak të mosrespektimit të dispozitave ligjore të LSKRR-së.

Accessibility Menu