Më 19.11.2025 në orën 23:35 në rrugën „Vardarski Rid“ në Gjevgjeli, nëpunës policorë nga Stacioni Policor për Kalim Kufitar dhe Mbikëqyrje Kufitare Bogorodicë e privuan nga liria V.C. (24) nga Republika e Shqipërisë. Gjatë kontrollit të një automobili „Kia“ me targa kombëtare shqiptare, i drejtuar nga ai, u gjetën 10 persona emigrantë, nga të cilët shtatë nga Egjipti dhe tre nga Maroku. Emigrantët janë vendosur në një qendër pranuese - transitore në Gjevgjeli, ndërsa personi është mbajtur në stacion policor.
Është njoftuar prokurori publik dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës.