Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Gjatë katër ditëve të kaluara u privuan nga liria shtatë persona për drejtim të pakujdesshëm të automjetit sipas nenit 297-a të Kodit Penal, 2415 kundërvajtje komunikacioni

Gjatë katër ditëve të kaluara u privuan nga liria shtatë persona për drejtim të pakujdesshëm të automjetit sipas nenit 297-a të Kodit Penal, 2415 kundërvajtje komunikacioni
Në periudhën (17–20.11.2025), si rezultat i kontrolleve të rregullta në komunikacion të realizuara nga nëpunësit policorë nga të gjithë sektorët për punë të brendshme në rrugët e vendit, nga gjithsej 2415 urdhërpagesa të lëshuara, 435 kundërvajtje kanë të bëjnë me drejtues që nuk e kanë respektuar shpejtësinë e përshkruar të lëvizjes.
Janë privuar nga liria për drejtim të pakujdesshëm të automjetit sipas nenit 297-a të Kodit Penal shtatë persona, nga të cilët gjashtë për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, ndërsa një person për drejtim të automjetit me shpejtësi më të madhe se e lejuara jashtë vendbanimit.
 
Më tej, sipas pasqyrës statistikore të aktiviteteve policore, janë evidentuar 824 kundërvajtje për parkim të parregullt, janë shqiptuar 270 masa për drejtues që kanë drejtuar automjet pa patentë shoferi, 16 sanksione për kalim në sinjal të kuq, janë shqiptuar 175 masa për kundërvajtje të këmbësorëve, si dhe 23 sanksione për drejtim të automjetit nën ndikim të alkoolit.
 
Janë sanksionuar edhe 115 pjesëmarrës në komunikacion të cilët nuk kanë përdorur rripin e sigurisë, si dhe janë shqiptuar 79 masa për drejtues që kanë përdorur telefonin celular gjatë drejtimit të automjetit. Sipas Ligjit për Automjete, 74 automjete janë larguar nga komunikacioni për shkak se kanë qenë të paregjistruara, ndërsa 25 për shkak të problemeve teknike. Janë shqiptuar gjithashtu masa për shtatë drejtues të automjeteve të cilët kanë përdorur xhama të errësuar përkatësisht foli të vëna në mënyrë të paaurtorizuar.
 
Kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim. Apelojmë te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

Accessibility Menu