Sot (30.05.2025), Gjykata Themelore në Gostivar i caktoi masën e paraburgimit A.S. (53) nga Gostivari, sepse më 29.05.2025 rreth orës 02:00 pas mesnate, ai e sulmoi dhe kreu sulm seksual ndaj bashkëshortes së tij jashtëmartesore në banesën e saj në Gostivar duke përdorur një mjet metalik. Gruaja 38-vjeçare e raportoi rastin në stacionin policor në Gostivar dhe në faqen zyrtare të MPB-së në Facebook, pas çka, rreth orës 19:45, zyrtarët policorë nga SPB Gostivar e arrestuan A.S. Ai u ndalua në stacionin policor, ndaj tij u ngrit kallëzim penal dhe më pas iu caktua masa e paraburgimit.