SPB Shkup njofton qytetarët se më 01.06.2025 (e diel) duke filluar nga ora 17:00 deri në 18:00, për shkak të mbajtjes së një gare me biçikleta, rolerka, trotinetë, gara për fëmijë dhe prindër me karroca për fëmijë, Njësiti i Sigurisë në Komunikacionin Rrugor do të marrë masa për një regjim të posaçëm trafiku, gjatë të cilit trafiku do të ridrejtohet në rrugët përreth.
Gara do të fillojë nga pozicioni i nisjes te Porta Maqedonia, djathtas përgjatë rrugës ,,Dimitrie Çuposki’’, djathtas përgjatë rrugës ,,Vasill Gllavinov’’, drejt përgjatë bulevardit ,,VMRO’’, majtas përgjatë blvd.,,Ilinden’’ deri në kryqëzimin me rrugën ,,Naum Naumovski Borçe’’ – Parku i Qytetit te monumenti i Goce Dellçevit.
SPB Shkup u bën thirrje të gjithë qytetarëve që marrin pjesë në trafik të respektojnë urdhrat e dhëna nga nëpunësit policorë në rrugët ku do të zhvillohet eventi.