Delegacioni i përbashkët i Qendrës për trajnim të MPB-së dhe Misionit të OSBE-së në Shkup që ndodhet në një vizitë pune në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë zhvilloi një sërë takimesh me kolegët e tyre nga Akademia policore serbe dhe përfaqësuesit e Katedrës së psikologjisë të Fakultetit të Filozofisë në Beograd.
Qëllimi i këtyre takimeve është shkëmbimi i përvojave në pjesën e zbatimit të testit elektronik të integritetit për kandidatët për polic në trajnimin bazik dhe arsimin e mesëm policor.
Bëhet fjalë për një zgjidhje moderne softuerike të këtij testi psikologjik të integritetit, të cilin Qendra për trajnim, si një njësi organizative kompetente në Ministrinë e Punëve të Brendshme do ta zbatojë në punën e saj.