SPB Shkup ka zbardhur rastin e denoncuar më 11.11.2025, në orën 20:00, nga G.M. (39) nga Shkupi, i cili ka denoncuar se, rreth orës 15:50 në rajonin e Qendrës, djali i tij 12-vjeçar ishte sulmuar fizikisht nga B.L., i cili më pas me një mjet të mprehtë i ka shkaktuar prerje dhe ia ka dëmtuar biçikletën. Pas marrjes së masave dhe veprimeve përkatëse, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria B.L., dhe iu sekuestrua thika me të cilën e ka kryer veprën penale.
Janë siguruar edhe prova shtesë në lidhje me veprën, dhe pas konsultimit me PTHP Shkup, është ngritur kallëzim penal sipas nenit 201-a, kështu që gjykatësi i procedurës paraprake i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej tetë ditësh.