Më 13.11.2025, në orën 03:10, në rrugën "Blagoj Kërstiq" në Kavadar, nëpunës policorë nga NJPB Kavadar e privuan nga liria P.M. (35) nga Kavadari. Gjatë kontrollit të trafikut rrugor, nëpunësit policorë konstatuan se ishte duke e drejtuar automjetin "Folksvagen Pasat" me targa nga Kavadari nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht iu matën 1.98 promilë alkool në gjak.
Ai është mbajtur në stacionin policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të ngrihet kallëzim sipas nenit 297-a të Kodit Penal - "Drejtimi i pakujdesshëm i mjetit motorik".