Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Gjatë katër ditëve të kaluara janë privuar nga liria 11 persona për drejtim të pakujdesshëm të automjetit sipas nenit 297-a të Kodit Penal, 1518 kundërvajtje komunikacioni

Gjatë katër ditëve të kaluara janë privuar nga liria 11 persona për drejtim të pakujdesshëm të automjetit sipas nenit 297-a të Kodit Penal, 1518 kundërvajtje komunikacioni
Në periudhën prej (10–13.11.2025), si rezultat i kontrolleve të rregullta të komunikacionit që i realizojnë nëpunësit policorë nga të gjithë sektorët e punëve të brendshme në rrugët e mbarë vendit, nga gjithsej 1518 urdhërpagesa të lëshuara, 498 kundërvajtje kanë të bëjnë me drejtues që nuk e kanë respektuar shpejtësinë e përshkruar të lëvizjes.
 
Nga liria janë privuar 11 persona për drejtim të pakujdesshëm të automjetit sipas nenit 297-a të Kodit Penal, nga të cilët tetë për drejtim nën ndikim të alkoolit, ndërsa tre për drejtim me shpejtësi më të madhe se e lejuara në vendbanim.
Më tej, sipas pasqyrës statistikore të aktiviteteve policore, gjatë fundjavës së kaluar janë evidentuar 942 kundërvajtje për parkim të parregullt, janë shqiptuar 290 masa për drejtues që kanë drejtuar automjet pa patentë shoferi, si dhe 48 sanksione për drejtim nën ndikim të alkoolit.
 
Nga ana tjetër, në bazë të dispozitave të Ligjit për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor, janë sanksionuar 161 pjesëmarrës në komunikacion të cilët nuk kanë përdorur rripin e sigurisë. Sipas Ligjit për Automjete, 64 automjete janë larguar nga komunikacioni për shkak se kanë qenë të paregjistruara, ndërsa pesë për shkak të parregullsive teknike.
 
Kontrollet e komunikacionit do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

Accessibility Menu