Më 14.11.2025, në orën 20:30 në Strumicë, zyrtarët policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Strumicë e privuan nga liria D.R. (28) nga Strumica. Ai ishte dënuar me një vit burg për veprën penale “vjedhje e rëndë” dhe kërkohej me fletarrest në bazë të një urdhri gjyqësor për të vuajtur edhe 11 muaj nga dënimi.
Personi është dërguar në Institucionin Ndëshkimor-Korrektues – Burgu i Strumicës për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.