Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Nga 15 nëntori posedim i detyrueshëm i pajisjeve dimërore

Nga 15 nëntori posedim i detyrueshëm i pajisjeve dimërore
Ministria e Punëve të Brendshme i informon qytetarët se nga 15 nëntori deri më 15 mars, në përputhje me dispozitat e „Ligjit për Sigurinë e Trafikut rrugor“ (Gazeta Zyrtare e RM-së nr. 169/15, 226/15, 55/16, 11/18, 83/18, 191/18, 70/19 dhe 98/19 dhe „Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 302/20, 122/21, 33/24, 208/24, 193/25, 258/25, 58/26, 79/26 dhe 148/26), automjetet që marrin pjesë në trafikun rrugor publik duhet detyrimisht t'i posedojnë pajisjet e përcaktuara dimërore.
Në përputhje me dispozitat e Rregullores për pajisjet e detyrueshme të automjeteve, për pjesëmarrje të sigurt në trafikun rrugor, pajisje dimërore për automjetet motorike konsiderohen:
Për automjetet motorike me peshë deri në 3.500 kg:
- goma dimërore në të katër rrotat, me thellësi minimale të profilit të sipërfaqes shkelëse, sipas vëllimit dhe gjerësisë, prej katër milimetrash;
- goma me profil veror në të katër rrotat, me thellësi të profilit të sipërfaqes shkelëse, sipas vëllimit dhe gjerësisë, prej së paku 4 mm, nëse automjeti në pajisjet e tij ka zinxhirë bore me madhësi të përshtatshme për rrotat lëvizëse ose pajisje të tjera ndihmëse përkatëse.
Për automjetet motorike me lëvizje në të katër rrotat (4x4):
-goma dimërore në të katër rrotat, me thellësi minimale të profilit të sipërfaqes shkelëse, sipas vëllimit dhe gjerësisë, prej 6 mm;
- goma me profil veror në të katër rrotat, me thellësi të profilit të sipërfaqes shkelëse, sipas vëllimit dhe gjerësisë, prej së paku 4 mm, nëse automjeti në pajisjet e tij ka zinxhirë bore edhe në rastin kur kanë tërheqje të përhershme, zinxhirët e borës duhet të jenë së paku për boshtin e pasmë, ndërsa në rastin e tërheqjes së ndryshueshme, zinxhirët e borës duhet të jenë së paku për boshtin e kyçur vazhdimisht.
Për automjetet motorike me peshë mbi 3.500 kg:
- Goma dimërore në rrotat lëvizëse, me thellësi minimale të profilit të sipërfaqes shkelëse, sipas vëllimit dhe gjerësisë, prej 6 mm;
-goma me profil veror në të katër rrotat, me thellësi të profilit të sipërfaqes shkelëse, sipas vëllimit dhe gjerësisë, prej së paku 4 mm, nëse automjeti në pajisjet e tij ka zinxhirë bore me madhësi të përshtatshme për rrotat lëvizëse ose pajisje të tjera ndihmëse përkatëse;
-autobusët dhe automjetet motorike transportuese, të cilat për arsye teknike nuk mund të vendosin zinxhirë bore në rrotat lëvizëse, duhet të kenë goma dimërore në rrotat lëvizëse dhe vegla ndihmëse – lopatë.
Goma dimërore konsiderohen ato goma që në anën e tyre anësore kanë shenjën „MS“, „M+S“, „M & S“ dhe simbolin e fjollës së borës në një mal të stilizuar me tri maja.
Në përputhje me dispozitat e Rregullores për pajisjet e detyrueshme të automjeteve, në trafikun rrugor është i ndaluar përdorimi i gomave me gozhda metalike.
U bëjmë apel shoferëve që t'i përmbahen detyrimit ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore, pasi në këtë mënyrë mundësojmë zhvillimin e papenguar dhe të sigurt të trafikut rrugor në kushte dimërore

Accessibility Menu