Ministria e Punëve të Brendshme informon opinionin publik se problemi me sigurimin shëndetësor të punonjësve në MPB është tejkaluar.
Pas aktiviteteve të ndërmarra dhe koordinimit me Fondin e Sigurimit Shëndetësor (FSSh), problemi i paraqitur është tejkaluar me sukses, me ç’rast të gjithë punonjësve të Ministrisë së Punëve të Brendshme u është siguruar sërish sigurimi shëndetësor.
MPB-ja mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të punonjësve të saj, si dhe në garantimin e realizimit të papenguar të të drejtave të tyre që burojnë nga marrëdhënia e punës.