Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

MPB-ja dhe ROADPOL-i me kontrolle të përforcuara rrugore – shpejtësia merr jetë

MPB-ja dhe ROADPOL-i me kontrolle të përforcuara rrugore – shpejtësia merr jetë
Kontrollet e përforcuara në trafik për respektimin e kufizimeve të shpejtësisë vazhdojnë edhe gjatë kësaj fundjave, në kuadër të aksionit të koordinuar evropian të Rrjetit Evropian të Policive Rrugore – ROADPOL.
Në periudhën nga 3 deri më 9 gusht 2026, Sektori për Çështje Rrugore pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme po zhvillon kontrolle intensive të orientuara në zbulimin dhe sanksionimin e shoferëve të cilët i drejtojnë mjetet motorike me shpejtësi më të madhe nga e lejuara.
Tejkalimi i shpejtësisë nuk është vetëm kundërvajtje – është një nga shkaqet më të shpeshta të aksidenteve të rënda rrugore me pasoja tragjike. Çdo tejkalim i kufizimit të shpejtësisë e rrit rrezikun për aksident dhe e zvogëlon mundësinë për reagim në kohë.
Prandaj, u bëjmë thirrje gjithë shoferëve që të ulin shpejtësinë, të përshtatin me kushtet e rrugës dhe të drejtojnë automjetet me përgjegjësi. Respektimi i kufizimeve të shpejtësisë paraqet siguri më të madhe për ju, për familjen tuaj dhe për çdo pjesëmarrës tjetër në trafik.
Ne kemi vetëm një qëllim– çdo person të arrijë sigurt në destinacionin e tij.
Ule shpejtësinë. Shpëto jetë.

Accessibility Menu