Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Shoqërohen dy persona nga Radolishta e Strugës për posedim armësh, vijojnë parashtresat përkatëse

Shoqërohen dy persona nga Radolishta e Strugës për posedim armësh, vijojnë parashtresat përkatëse
Më 06.08.2026, në orën 22:45, në rrugën lokale pranë fsh. Vishni, rrethina e Strugës, nëpunës policorë të Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare – Perëndim kanë ushtruar kontroll në një automjet udhëtarësh "Nisan" me targa të Strugës, i drejtuar nga L. L. (31), ndërsa pasagjerë ishin E. L. (35), L. Z. (49) dhe B. L. (58), të gjithë nga fsh. Radolishtë, rrethina e Strugës. Me këtë rast, në automjet është gjetur një pistoletë "Bereta", pronë e B. L., për të cilën ai posedonte leje të vlefshme. Ndërkaq, te L. Z. është gjetur një pistoletë "Zastava", për të cilën ai nuk posedonte leje. L. Z. është privuar nga liria në bazë të nenit 396 të Kodit Penal, ndërsa B. L. është shoqëruar në bazë të nenit 80 të Ligjit për Armët.
Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike të Strugës, ndërsa më pas, me urdhër gjykate, janë realizuar bastisje në banesat e L. Z. dhe B. L. Te L. Z. nuk janë gjetur sende të tjera, ndërsa te B. L. janë gjetur dhe sekuestruar një armë e gjatë zjarri me rimbushje, për të cilën ai posedonte leje, si dhe një armë pneumatike, fishekë të kalibrit 9 mm dhe një pistoletë për të cilën nuk posedonte leje.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohen kallëzimet përkatëse

Accessibility Menu