Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Privohet nga liria shoferi i cili dje në Shkup me “Fiat Punto” goditi një këmbësore dhe u largua nga vendi i ngjarjes, automjeti është konfiskuar, vijon kallëzimi

Privohet nga liria shoferi i cili dje në Shkup me “Fiat Punto” goditi një këmbësore dhe u largua nga vendi i ngjarjes, automjeti është konfiskuar, vijon kallëzimi
 
Më 06.08.2026, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria N.N. (19) nga Shkupi, pasi dje (05.08.2026), në orën 21:20, në kryqëzimin e rrugës “Boris Sarafov” me rrugën “Kërsto Rakovski” në Shkup, me automjetin e pasagjerëve “Fiat Punto” ka goditur 48-vjeçaren A.S.K. nga Shkupi dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë, A.S.K. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në ISHP SPQ“8 Shtatori” në Shkup. Një ekip hetimor i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes dhe menjëherë janë ndërmarrë masa për gjetjen e shoferit dhe automjetit. Me udhëzim të prokurorit publik, N.N. është ndaluar në stacion policor, automjeti është konfiskuar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të paraqitet kallëzim përkatës.

Accessibility Menu