Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

SPB Shkup ka zbardhur disa vepra penale, janë privuar nga liria autorët dhe ndaj tyre janë ngritur kallëzime penale

SPB Shkup ka zbardhur disa vepra penale, janë privuar nga liria autorët dhe ndaj tyre janë ngritur kallëzime penale
Njësiti për Krim të Dhunshëm pranë SPB Shkup – Njësia për Krim të Dhunshëm dhe Njësia për Dhunë Familjare kanë zbardhur disa vepra penale dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike Shkup, kanë ngritur kallëzime penale ndaj dy personave nga Shkupi.
Njësiti për Krim të Dhunshëm ka ngritur kallëzim penal ndaj D.V. (37), mbi dyshime të bazuara se ka kryer veprën penale “tentim vrasje ”, sipas nenit 123, në lidhje me nenin 19 të Kodit Penal. Më 07.08.2026, rreth orës 21:10, pas një grindjeje të mëparshme, ai e ka sulmuar me thikë A.K. (38) nga Shkupi dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në ISHP “Shën Naum Ohridski”. Menjëherë pas kësaj, në orën 21:35, ai është privuar nga liria dhe është gjetur thika. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij është ngritur kallëzim penal, pas çka është dërguar para gjykatësit të procedurës paraprake, i cili i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
Ndërkaq, Njësia për Dhunë Familjare ka ngritur kallëzim penal ndaj S.R. (57), mbi dyshime të bazuara se ka kryer veprat penale “lëndim i rëndë trupor”, sipas nenit 131, dhe “lëndim trupor”, sipas nenit 130 të Kodit Penal.
Ai dyshohet se në disa raste ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij 47-vjeçare, dy vajzave të tyre dhe djalit të tyre. Herën e fundit, më 07.08.2026, në shtëpinë familjare në rajonin e Shkupit, ai i ka sulmuar me një send të fortë bashkëshorten dhe njërën prej vajzave, duke i shkaktuar bashkëshortes lëndime të rënda trupore, ndërsa vajzës lëndime trupore. Pas ndërmarrjes së masave, më 08.08.2026, në orën 09:40, ai është privuar nga liria dhe në konsultim me Prokurorinë Themelore Publike, ndaj tij është ngritur kallëzim penal me procedurë të shpejtë. Gjykatësi i procedurë paraprake i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej tetë ditësh.

Accessibility Menu