Nëpunësit policorë të SPB Shtip/NJPB Vinicë sipas njohurive operative të siguruara më parë, dje mbrëma (11.08.2025) në orën 21:15 në Koçan e privuan nga liria N.V. (32) nga Vinica, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale "Tentim vrasje" më 07.08.2025 para një objekti hotelerie në Vinicë.
Në të vërtetë, N.V. pas një grindjeje paraprake verbale i ka shkaktuar katër plagë shpimi me thikë personit D.S. nga Vinica, për ç’shkak është arratisur.
Është njoftuar PP kompetent dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresë përkatëse.