Më 12.08.2025 në orën 18:55, nëpunës policorë nga Stacioni Policor i Karposhit privuan nga liria I.A. (55) nga Shkupi nën dyshimin për kryerjen e një vepre penale sipas nenit 303 të Kodit Penal (rrezikimi i sigurisë në trafikun ajror).
Konkretisht, më 06.07.2025 rreth orës 18:00, ndërsa helikopteri policor po i afrohej vendit ku lumi Lepenec derdhet në lumin Vardar me qëllim që ta mbushë me ujë për të shuar zjarrin në rajonin e Bllacës, pilotët vunë re një person i cili kishte hyrë në pjesën e cekët të shtratit të lumit Vardar dhe po lëvizte duart, pas së cilës personat e pranishëm në vendngjarje i informuan se personi po hidhte gurë drejt helikopterit Bell 412 dhe se për këtë arsye ishin të detyruar të ndryshonin vendin e mbushjes me ujë, sepse ishin vënë në rrezik ekstrem për sigurinë gjatë kryerjes së detyrave për nevojat e shtetit dhe qytetarëve.
Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, I.A. u gjet dhe u privua nga liria dhe pas dokumentimit të ngjarjes, kundër tij do të ngrihet kallëzim penal përkatës