Më 13.08.2025 në orën 03.10 në rrugën "Korpusi i 15-të" në Strugë, nëpunës policorë të NJPB të Strugës privian nga liria A.S. (21) nga Struga, i cili, duke drejtuar një automjet pasagjerësh "Ford" me targa të Strugës, u përfshi në një aksident trafiku midis tij dhe një automjeti pasagjerësh "Turan" me targa të Strugës, të drejtuar nga J.P. (62) nga Vevçani. Pas marrjes së masave, nëpunësit policorë konstatuan se A.S. po drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht në gjakun e tij u gjetën 1.72 promilë alkool, pas së cilës ai u përjashtua menjëherë nga trafiku dhe kundër tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal "drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik".
Gjithashtu, më 14.08.2025 në orën 01.55, në magjistralen Strugë-Qafë Thanë, N.M. (29) nga fshati Radolistë i Strugës është privuar nga liria. Gjatë një kontrolli të trafikut rrugor, nëpunësit policorë të Stacionit Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor të Strugës kanë ndaluar një automjet pasagjerësh "Golf" me targa të Strugës, të cilin ai e drejtonte, dhe kanë konstatuar se ai e drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë përcaktuar 1.63 promilë alkool në gjak. Ai është larguar menjëherë nga trafiku dhe kundër tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal "drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik".