Më 13.02.2026, rreth orës 19:30, në fshatin Dragomancë, komuna e Nagoriçanit të Vjetër, nëpunës policorë nga Njësia Policore Nagoriçan i Vjetër arrestuan T.B. (25) nga fshati Mallotinë, komuna e Nagoriçanit të Vjetër, për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale sipas nenit 123 të Kodit Penal. Ai dyshohet se më 12.02.2026, në shtëpinë e saj, e ka sulmuar fizikisht dhe e ka mbytur me jastëk M.S. (78) nga fshati Çellopek, komuna e Nagoriçanit të Vjetër, pas çka ajo ndërroi jetë në vendngjarje.
Po ashtu, ai dyshohet se ka kryer disa vepra penale “vjedhje e rëndë” në disa fshatra të komunës së Nagoriçanit të Vjetër.
Është njoftuar prokurori publik, ndërsa personi është mbajtur në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës