Gjatë ditës së djeshme, nëpunës policorë në të gjithë territorin e vendit privuan nga liria 10 shoferë, nga të cilët dy në Tetovë dhe nga një në Kumanovë, Manastir, Sveti Nikollë, Shtip dhe Koçan, pasi drejtonin automjetin pa patentë shoferi. Një shofer në Veles dhe një në Sveti Nikollë drejtonin automjetet edhe pse kishin masë ndalimi për drejtimin e automjeteve të kategorisë B. Ndërsa një shofer në rajonin e Gjevgjelisë drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit. Personat janë ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve do të parashtrohen kallëzime përkatëse penale.
U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut, të mos drejtojnë automjete pa dhënie të provoimit për patentë shoferi ose nëse kanë masën e ndalimit të drejtimit, ose janë nën ndikimin e alkoolit, si dhe të kontribuojmë që të gjithë së për siguri në trafik.