SPB Veles, në Prokurorisë Themelore Publike -Veles, ngriti kallëzim penal ndaj G.S. (47) nga Çashka për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale "keqpërdorimi i detyrës dhe autorizimit zyrtar" sipas nenit 353 të Kodit Penal. Në periudhën nga janari 2021 deri në dhjetor 2024, G.S. në cilësinë e kryetarit të komunës së Çashkës, ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Nëpunësit Shtetërorë dhe 10 personave të punësuar në komunën e Çashkës, në disa raste, nga llogaria e buxhetit të komunës u ka paguar mjete financiare në bazë të pagës së karrierës së nëpunësit shtetëror, edhe pse e dinte se ata nuk i plotësonin kushtet për nëpunës shtetëror. Ndërsa, një personi, në kundërshtim me Ligjin për Marrëdhëniet e Punës, mundësoi që t'i paguhej paga bonus, edhe pse nuk ishin plotësuar kushtet. Në këtë mënyrë, i denoncuari u ka mundësuar 11 të punësuarve të përfitojnë dobi pasurore dhe i ka shkaktuar dëm buxhetit të komunës së Çashkës në shumën totale prej 725.562 denarësh. Gjithashtu, për një vend i cili sipas aktit të sistematizimit është parashikuar një pozitë, G.S. për njërin prej të punësuarve ka lëshuar vendim për vendin e punës ndonëse ajo pozitë veçmë ishte plotësuar.