Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Bastisje në Shtip, gjendet drogë, privohen nga liria katër persona, vijon kallëzimi përkatës

Bastisje në Shtip, gjendet drogë, privohen nga liria katër persona, vijon kallëzimi përkatës
Më 12.02.2026, në orën 01:00 në Shtip, nëpunës policorë nga Seksioni për tregti të palejuar të drogës dhe armëve pranë SPB Shtip i privuan nga liria T.I. (56), S.I. (32), I.V. (38) dhe S.K. (37), të gjithë nga Shtipi.Gjatë bastisjes në shtëpinë e T.I., të realizuar me urdhër gjykate, në vendngjarje ishin hasur edhe S.I., I.V. dhe S.K., teksa po konsumonin marihuanë. Me këtë rast, u ushtrua kontroll ndaj personave dhe tek T.I. u gjetën dhe u sekuestruan disa paketime me marihuanë, fara të bimës së kanabisit, një peshore digjitale dhe sende të tjera për të cilat ekziston dyshimi se rrjedhin nga vepra penale.Te S.K. u gjetën një paketim më i madh dhe një më i vogël me marihuanë, ndërsa te S.I. po ashtu u gjet dhe u sekuestrua një paketim me marihuanë.Gjatë bastisjes, në një ambient tjetër ishte hasur edhe A.M. (28) nga Shtipi, por asaj nuk iu gjetën sende që rrjedhin nga vepra penale.
Personat janë ndaluar në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse sipas nenit 215 dhe nenit 216 të Kodit Penal.

Accessibility Menu