Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Janë privuar nga liria tetë shoferë, drejtuan automjete nën ndikimin e alkoolit, ndërsa një shofer në Manastir shkaktoi aksident rrugor

Janë privuar nga liria tetë shoferë, drejtuan automjete nën ndikimin e alkoolit, ndërsa një shofer në Manastir shkaktoi aksident rrugor
Më 14.01.2026 në orën 00:32, në SPB Manastir u raportua se në kryqëzimin e rr. "Filipi i Dytë i Maqedonisë" dhe rr. "Batalioni Stiv Naumov" në Manastir, ka ndodhur aksident rrugor midis një automjeti pasagjerësh "Ford Eskort" me targa të Manastirit, i drejtuar nga N.B. (36) nga Manastiri dhe një automjeti pasagjerësh "Daçia Sandero" me targa të Manastirit, i drejtuar nga N.M. (61) nga Manastiri. Në aksident, pasagjerja e automjetit "Daçia Sandero" ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa të dy shoferët dhe pasagjeret J.T. (24) dhe F.T. (24) të automjetit "Daçia", të dy nga Manastiri, kanë pësuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Manastirit. Me urdhër të prokurorit publik, ekipi i inspektimit i SPB Manastir këqyri situatën në vendngjarje dhe pas masave të marra u konstatua se drejtuesi i automjetit të pasagjerëve "Ford Eskort" e drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht kishte 1.81 promilë alkool në gjak, pas çka u privua nga liria.
Më 13.01.2026 në orën 23:35 në kryqëzimin e rrugëve "Leskovaçka" dhe "Branko Bogdanski Gutsman" në Kumanovë, nëpunësit policorë të SPB Kumanovë e privuan nga liria A.P. (28) nga Kumanova. Gjatë një kontrolli në trafik, nëpunësit policorë ndaluan një automjet pasagjerësh "Mercedes" me targa të Kumanovës, të cilin e drejtonte dhe pas masave të marra, u konstatua se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht kishte 2.55 promilë alkool në gjak, pas çka menjëherë u mënjanua nga trafiku dhe u ndalua në stacion policor.
Më 14.01.2026 në orën 00:52 në rrugën "Bllagoj Gjorev" në Veles, nëpunës policorë nga SPB Veles e kanë privuar nga liria V.O. (50). Gjatë një kontrolli në trafik, nëpunësit policorë kanë ndaluar një automjet pasagjerësh "Shevrolet" me targa kombëtare italiane, të cilin e drejtonte dhe pas masave të marra, u konstatua se ka qenë nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se ka pasur 1.80 promilë alkool në gjak, pas çka menjëherë është mënjanuar nga trafiku dhe është ndaluar në stacion policor.
Më 14.01.2026 në orën 02:50 në rrugën "Industriska" në Negotinë, nëpunës policorë nga NJPB Negotinë e kanë privuar nga liria T.B. (38) nga Negotina. Gjatë një kontrolli në trafik, nëpunësit policorë ndaluan një automjet pasagjerësh ,,Folksvagen'' me targa të Negotinës, të cilin e drejtonte dhe pas marrjes së masave, u konstatua se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se kishte 1.54 promilë alkool në gjak, pas çka menjëherë u mënjanua nga trafiku dhe u ndalua në stacion policor.
Më 13.01.2026 në orën 19:30 në rr. "28 Gusht" në Makedonska Kamenicë, nëpunës policorë të NJPB Makedonska Kamenicë e privuan nga liria D.R. (72) nga Makedonska Kamenica. Gjatë një kontrolli në trafik, nëpunësit policorë e ndaluan një automjet pasagjerësh Audi me targa të Dellçevës, të cilin e drejtonte dhe pas masave të marra, u konstatua se ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se kishte 2.27 promilë alkool në gjak, pas çka menjëherë u mënjanua nga trafiku dhe u ndalua në stacion policor.
Më 13.01.2026 në orën 21:40 në rrugën magjistrale A2 në Kërçovë, nëpunës policorë nga NJPB Kërçovë e privuan nga liria I.K. (44) nga Shkupi. Gjatë një kontrolli në trafik, nëpunësit policorë ndaluan një automjet pasagjerësh ,,Folksvagen Golf'', të cilin e drejtonte, dhe pas masave të marra, u konstatua se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se kishte 1.84 promilë alkool në gjak, pas çka menjëherë u mënjanua nga trafiku dhe u ndalua në stacion policor.
Më 13.01.2026 në orën 21:13 në rrugën "Jusuf Bageri" në Dibër, nëpunës policorë nga NJPB Dibër e privuan nga liria L.M. (60) nga Dibra. Gjatë një kontrolli në trafik, nëpunësit policorë ndaluan një automjet pasagjerësh "Folksvagen Pasat" me targa të Strugës, të cilin ai e drejtonte dhe pas masave të marra, u konstatua se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se kishte 1.83 promilë alkool në gjak, pas çka menjëherë u mënjanua nga trafiku dhe u ndalua në stacion policor.
Më 13.01.2026 në orën 20:58 në rrugën "Dovlexhik" në Manastir, nëpunës policorë nga SPB Manastir e privuan nga liria D.A. (58) nga Manastiri. Gjatë një kontrolli në trafik, nëpunësit policorë ndaluan një automjet pasagjerësh "Kia" me targa të Manastirit, të cilin ai po e drejtonte dhe pas masave të marra, u konstatua se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se kishte 1.92 promilë alkool në gjak, pas çka menjëherë u mënjanua nga trafiku dhe u ndalua në stacion policor.
Pas dokumentimit të plotë të ngjarjeve, ndaj tyre do të ngrihen kallëzime sipas nenit 297-a të Kodit Penal - “drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik”.

Accessibility Menu