Më 14.01.2026, në orën 13:06, në fshatin Josifovë, rajoni i Vallandovës, nëpunës policorë nga NJPB Vallandovë e privuan nga liria G.K. (46) nga f. Josifovë. Gjatë një kontrolli në trafik, në f. Josifovë, u ndalua një automjet udhëtarësh "Folksvagen Pasat" me targa të Vallandovës, të cilin ai e drejtonte dhe pas masave të marra, u konstatua se ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht iu matën 2.28 promilë alkool në gjak.
Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Gjevgjeli dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim sipas nenit 297-a të Kodit Penal - "drejtimi i pakujdesshëm i mjetit motorik".